Vendosni fjalën kyçe....

As 90, as 120 minuta kohë nuk dolën, Kroacia kalon në çerekfinale me penallti


Kroacia është skuadra e pestë që kalon në çerekfinale. Nuk mjaftuan 90 minuta pasi barazuan Japoninë me rezultatin 1-1. Maeda shënoi për Japoninë në minutën e 43, ndërsa Perisic në minutën 56 barazoi për ballkanasit.

Edhe koha shtesë nuk prodhoi gola. Sfida u mbyll 1:1 pas 120 minutash dhe u detyrua të kalohej në penallti.

Kjo është ndeshja e parë e Botërorit që shkon me shtesë dhe penallti.

Pas gjuajtjes së penalltive (3-1), çerekfinalen e siguroi Kroacia. Meritat për kualifikimin i merr portieri Dominik Livakovic.

Ndërkohë Ivan Perisic, bëhet lojtari i parë kroat që shënon në tre Kupa Bote, pasi më herët ka shënuar në 2014 dhe 2018.