Vendosni fjalën kyçe....

Belind Këlliçi: Garoj me Alimehmetin si krahun e djathtë, do jetë nënkryetar i bashkisë


Pas tërheqjes së mjekut të njohur Ilir Alimehmeti, kandidati fitues në Primaret e Partisë Demokratike në Tiranë Belind Këlliçi ka deklaruar e zgjedh atë si krahun e tij të djathtë.

Në një deklaratë për mediet, Këlliçi u zotua të sillte një model të ri të marrë nga Amerika, dhe se kur ai të drejtojë bashkinë e Tiranës, nënkryetar do jetë pikërisht Alimehmeti.

“Sot shqiptarët janë të befasuar nga ky standard i vendosur në politikën shqiptare. Fokusin kryesor e kam pasur te baza dhe anëtarësia e Partisë Demokratikë. Kjo ka qenë një fushatë civile e qytetare, jemi sërish me njëri-tjetrin. Jam i bindur se ky është një ogur i mirë në politikën shqiptare. Jam krenar që kam qenë pjesë e këtij procesi dhe për ta çuar një standard më tutje ne sot publikisht do adaptojmë një formë amerikane të garës, formën presidenciale.

 Ashtu si në Amerikë kam kënaqësinë më të madhe sot që kur i kam hyrë këtij rrugëtimi kam qenë i bindur se do ta mundja Veliajn në garën për Tiranën, me Alimehmetin si krahun tim të djathtë dhe nënkryetar të bashkisë së Tiranës që nga 14 maji ne do sjellim një model krejtësisht ndryshe. Falënderoj doktor Ilir Alimehmetin të cilin kam pasur fatin ta njoh para angazhimit tonë në politik. Është fisnik dhe fisnikëroi dhe më shumë garën. më 14 maj do të sjellim një model të të bërit politikë krejt ndryshëm. Falënderoj të gjithë demokratët, të cilët dolën ditën e djeshme dhe pse në kushte të vështira për të votuar. I vetmi lajm i keq sot është lajmi për Erion Veliaj që PD dhe opozita e bashkuar kanë këtë standard. Jam ndier i privilegjuar dhe jam ndjerë krenar që kam qenë në një garë me doktor Ilir Alimehmetin. Nga ky moment fillojmë fushatën së bashku përballë Erion Veliajt.”– tha Këlliçi duke shtrënguar duart me Alimehmetin.