Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ata që organizojnë Samitin e kanë harruar atë, po merren me protestën tonë


Kryetari i Partisë Demokratike, ka folur në një takim në degën Nr.2 në Tiranë lidhur me procesin e Primareve por dhe për protestën e thirrur për nesër.

Gjatë fjalës së tij, Berisha theksoi se ata që po merren me organizimin e Samitit të nesërm të BE-së e kanë harruar atë sepse e kanë mendjen te protesta e demokratëve.

 “Përshëndes zhvillimin e primareve në zgjedhjen e kandidatëve në Tiranë dhe të gjithë Shqipërinë. Ju të gjithë, në një hark kohor më pak se një vit keni vendosur, keni marrë vendime të mëdha për jetën e kësaj politike. Ne do bëjmë gjithçka që të forcojmë gjithnjë e më shumë demokracinë brenda kësaj partie. Pushtetin që u takon anëtarëve.

Mjafton të hidhni sytë në një kohë kur ne japim imazhet e qytetarëve që votojnë, imazhet e krahut tjetër janë tonelatat e kokainës, janë dëshmitë për porosi vrasjesh nga eksponentë kryesorë të partisë së Shpellës. Një botë tjetër ku ekziston krimi dhe droga por jo vullneti i anëtarëve të saj. Ne do vazhdojmë të udhëheqim me shembullin tonë në mënyrë që të bindim çdo shqiptarë që të ardhme pa votën nuk ka. Sot jemi mbledhur për eveniment tjetër jashtëzakonisht të rëndësishëm. Për protestën e nesërme në orën 12 për të cilën po bëhet një betejë e madhe mediatike sa edhe ata që mirëpresin samitin, këtë ngjarje të rëndësishme për Shqipërinë dhe shqiptarët, kanë harruar samitin dhe merren me protestën tonë. Në fakt ata kanë frikë samitin, kanë frikë Europën dhe vlerën e saj.

Të ngujuar tashmë në kodin e mafies, praktikat e mafies ata çdo lloj drite i tmerron. Po të keni vënë re ju ai që mund ta quajmë me plot gojë kryeministri mafioz i shqiptarëve. Ai që mund ta quajmë kryehajdutin e Shqipërisë. E ka humbur toruan dhe merret me postblloqe. Nesër betejën e kemi me këtë person dhe qëndrimet e tij, përpjekjen e tij për ta paraqitur Shqipërinë para Europës sikur është Kuba, një vend ku njerëzit janë të shypur dhe nuk mund të ngrihen në protestë.”- tha Berisha.