Biznesmeni boshnjak Damir Fazliç, i njohur për marrëdhëniet me ish-kryeministrin Sali Berisha ndodhet në Tiranë.
Kjo një ditë para Samitit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, njëkohësisht edhe para protestës së thirrur nga opozita.
Gazeta TemA shkruan në një artikull për vizitën e Fazliçit në Tiranë, i cili është shfaqur nën shoqërinë e një vajze elegante. Sipas kësaj gazete, vajza që shoqëron biznesmenin është Vera Vuksanoviç, e përshkruar si një “shoqëruese e njohur VIP-ash”.
Fazliç ka qenë i akuzuar nga opozita socialiste në kohën e qeverisë së Berishës pasa 2013-ës. Ai kishte plane investimi në fushën energjetike në zonën e Porto Romanos. I pyetur shpesh për biznesnemin boshnjak në intervista, Berisha është shprehur se Fazliç nuk ka përfituar asnjë qindarkë dhe asnjë përfitim nga ana e tij apo qeverisë së tij.
Arsyet e vizitës së Fazliç në Tiranë nuk dihen, por vjen në një kohë të rëndësishme për Berishën i cili nesër ka thirrur një protestë pikërisht në “Bulevardin Dëshmorët e Kombit”.