Kanë dalë rezultatet për primaret e Tiranës e në përfundim të numërimit të votave dy kandidatë, deputeti Belind Këlliçi e mjeku Ilir Alimehmeti kanë shkuar në balotazh.
Në Tiranë kanë votuar zyrtarisht 8470 anëtarë e mbështetës të PD-së me Këlliçin që ka marrë 4040 vota, ndërsa Alimehmeti ka marrë 2196 të votave.
Duke qenë se i pari nuk ka mundur të sigurojë më shumë se 50% të votave, gara do shkojë në balotazh ku Këlliçi e Alimehmeti do rivotohen.
Rezultatet e primareve për Tiranën
Belind Këlliçi – 4040 vota
Ilir Alimehmeti – 2196 vota
Gerti Bogdani – 1819 vota
Julian Deda – 157 vota
Adriana Kalaja – 128 vota
Enkelejda Fejzo – 66 vota
Fatmir Merkoçi – 35 vota
Të pavlefshme – 29 vota