Vendosni fjalën kyçe....

“Fitoi propaganda e Edvinit dhe sorosianëve në PD” – Kandidatët e primareve në Tiranë shpërthejnë në akuza ndaj njëri-tjetrit


Një ditë pas votimit, ka plasur sherri mes kandidatëve të primareve në Tiranë.

Kandidati Fatmir Merkoçi ka akuzuar kandidatët e tjerë pa i përmendur me emra duke thënë se në votimet e djeshme nuk ka humbur ai por e djathta konservatore dhe demokratët.

Sipas Merkoçit, pas daljes së rezultateve ka fituar mosmirënjohja, servilizmi, propaganda e Edi Ramës dhe e sorosianëve Brenda PD-së.

“Anëtar të P.D. Vota e komanduar gjithmonë ka prodhuar vetëm zhgënjim e humbje. Faleminderit per komunikimin e shumtë që po bëni me mua. Në këto zgjedhje, nuk ka humbur Fatmir Merkoçi. Ka humbur e djathta konservatore që u trumpetua me të madhe. Ka humbur vizioni, Ka humbur fitorja. Ka demoralizuar çdo antar për të kontribuar realisht pasi, parti nuk njihet vlera, Fitoi mosmirnjohja, servilizmi, interesaxhiu. Sot fitoi propoganda e Edvinit, dhe e sorosjanve brënda P.D. Tashmë mos u bëni pishman për qokën që bëtë, atyre që ju komanduan. E vërteta vret Por unë jam mësuar me armiqt e të vërtetës. Nesër mos u ankoni siç keni bërë vazhdimisht ndër vite. Kujdes spiunët.” – shkruan Merkoçi.

Kandidatja tjetër Adriana Kalaja akuzoi kandidatin Gerti Bogdani i cili sipas saj është i implikuar në aferën e inceneratorëve ndërsa bashkëshortja e tij ka përfutuar fonde nga Soros.

“Një numër shumë i vogël i njerëzve përqafuan programin tim. Ishin më komodë të përqafonin programin e dikujt që është i implikuar në aferën e inceneratorëve dhe që bashkëshortja e tij ka përfituar fonde nga Soros dhe Erion Veliaj, se sa të përqafojë një projekt që për mua është projekti që i duhet Tiranës për zhvillimin në 10 vite.” – tha Kalaja.

Më herët kandidati i PD-së për primaret në Kamëz, ish-deputeti Asllan Dogjani akuzoi për manupulim të procesit duke thënë se listat kishin qenë problematike dhe se në kutitë e votimit ishin future duart.