Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Sarandë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në Lagjjen 1 në portën e jashtme të vilës së Lefter Lefterit (Afez Kulla).
Lënda plasëse shkaktoi vetëm dëme materiale ndërsa Brenda shtëpisë në kohën e ngjarjes ndodheshin anëtarët e familjes së 54-vjeçarit.
Lefteri ka qenë më herët punonjës administrate ndërsa së fundmi njihet si ndërtues. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende.