Vendosni fjalën kyçe....

Lavrov: NATO rrezikon përplasjen e drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore


Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov ka deklaruar këtë të hënë se NATO është një “kërcënim serioz” për Rusinë dhe pozicionet e Perëndimit rrezikonin një “përplasje të drejtpërdrejtë midis fuqive bërthamore me pasoja katastrofike”.

Reuters shkruan se Lavrov tha gjithashtu se i vinte keq që SHBA-të kishin refuzuar bisedimet me Moskën mbi “stabilitetin strategjik” dhe një mori çështjesh që lidhen me armët bërthamore.

Ai tha se pa bisedime të drejtpërdrejta midis dy fuqive më të mëdha bërthamore në botë, rreziku për sigurinë globale vetëm do të rritet.