Vendosni fjalën kyçe....

Nesër Samiti i BE-së në Tiranë, bashkia pezullon ose devijon linjat e transportit urban


Bashkia e Tiranës ka vendosur të pezullojë një pjesë të mirë të linjave të transportit publik ditën e nesërme, për shkak të organizimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Po ashtu edhe devijimin e disa prej linjave të tjera të transportit. Këto masa do të jenë në fuqi nesër nga ora 06:00 deri në 20:00.

Në vendim thuhet se të vetmit që do të lejohen të qarkullojnë janë autobusët e unazës së vogël, por me itinerar të shkurtuar.

Sipas urdhrit në fjalë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit, te Sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga e Elbasanit, Bulevardi ”Bajram Curri”, Bulevardi ‘Zhan Dark’ dhe rruga ”Ibrahim Rugova”, nga ora 06:00 deri në orën 20:00.

Po ashtu ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 7.5 ton dhe për mjetet e transportit të përzier. Ndërkohë, sa i përket itinerarit të lëvizjes së urbanëve devijimi do të bëhet si më poshtë:

Linja nr.1/A, ‘Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i trenit-Allias’ dhe 1/B ‘Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i trenit – Allias’ pezullohet;
Linja nr.2 ‘TEG – Sauk i vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish-Stacioni i trenit’ pezullohet;
Linja nr.3 ‘Kashar – Yzberisht – Qendër’ pezullohet;
Linja nr.4 ‘Qendër – QTU – Megatek – Citypark’ pezullohet;
Linja nr.5/B ‘Institut – Qendër’ pezullohet;
Linja nr.8 ‘Ish-stacioni i trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG’ pezullohet;
Linja nr.9 ‘Qytet Studenti – Jordan Misja’ pezullohet;
Linja nr.10/A ‘Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit’ pezullohet;
Linja nr.13 ‘Tirana e Re’ pezullohet;
Linja nr.14 devijon te ura e Rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës ‘Sami Frashëri’;
Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve ndërqytetëse në rrugën e Elbasanit;
Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve artikulare në transportit qytetas dhe rreth qytetas;