Vendosni fjalën kyçe....

Pranga dy personave në Shkodër, akuzohen për shitje heroine


Dy persona janë arrestuar në Shkodër pasi akuzohen për shitje lëndësh narkotike.

Gjatë kontrollit atyre u janë kapur disa doza drogë e dyshuar heroinë.

Njoftimi

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, të DVP Shkodër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza, si dhe bazuar në inteligjencën informative se 2 shtetas shpërndanin doza drogash të forta, në qytet, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ëeekend”.