Nis që prej ditës së sotme bllokimi i pjesshëm i disa rrugëve në kryeqytet lidhur me samitin e 6 dhjetorit BE-Ballkani Perëndimor.
Në zonat e sigurisë, do lejohet kalimi i këmbësorëve dhe i banorëve në zonat në fjalë.
Punonjësve në perimetrin e ngushtë rreth stadiumit ‘Air Albania’ do u kërkohet karta e identitetit.
Bllokimi mëngjesin e 6 dhjetorit do nisë që në orën 7 e 30 të mëngjesit e do vijojë deri në përfundim të aktivitetit.
Perimetri i sigurisë ku do bllokohen rrugët
-Bulevardi “Dëshorët e Kombit”, nga ura e Dajtit deri te Sheshi “Nënë Tereza”;
-Bulevardi “Bajram Curri” nga kryqëzimi me rrugën e “Elbasanit” deri te kryqëzimi me rrugën “Ibrahim Rugova”;
-Rruga “Papa Gjon Pali II” nga ETC-RTSH-Stadium;
-Rruga “Dervish Hima”;
-Rruga “Asim Zeneli”;
-Rruga “Themistokli Gërmenji”, pranë rrugës së Elbasanit dhe te kryqëzimi afër rrugës “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Liceut deri te rruga e “Elbasanit”.
-Rruga “Mustafa Matohiti”, pranë shkollës “Kosova”;
-Rruga “Jul Variboba”, pranë postës, në rrugën e Elbasanit dhe rrugën “Papa Gjon Pali II”;
-Rruga “Fatmir Haxhiu”, te ETC;
-Rruga “Lekë Dukagjini”, nga sheshi “Frederik Shopen”, deri te stadiumi “Air Albania” dhe përreth stadiumit;
-Rruga “Skerdilajd Llagami”
-Rruga “Faik Konica”.
-Ndalim të qarkullimit të automjeteve do të ketë edhe në aksin rrugor;
-Rinas – Mbikalimi i Kasharit – Autostrada “Durrës – Tiranë” – Ish-sheshi “Shqiponja” – Unaza e Tiranës – Rrethrrotullimi i Saukut – Rrethrrotullimi pranë Akademisë së Policisë – Pallati i Brigadave – Rrethrrotullimi i qytetit “Studenti”, deri tek kryqëzimi me bulevardin “Bajram Curri”.
-Kufizime të qarkullimit të automjeteve të tonazhit të rëndë, do të ketë në aksin rrugor “Shkodër – Lezhë – Milot – Thumanë – Fushë Krujë – Vorë”.