Shpërthim në një shkollë në Greqi, humb jetën një nxënës, plagosen dy të tjerë


Një fëmijë ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në sistemin e kaldajave në një shkollë fillore në qytetin verior grek Serres pasditen e së hënës, shkruan Protothema.

Shpërthimi ka ndodhur gjatë një pushimi, kur fëmijët ndodheshin në oborrin e shkollës.

Sipas njoftimeve fillestare të shtypit, shpërthimi hodhi derën e kazanit dhjetëra metra larg, duke vrarë një nxënës dhe duke shkaktuar lëndime më të lehta te dy nxënës të tjerë, 11 dhe 6 vjeç.

Të dy të plagosurit u transportuan në një spital lokal. Shkaqet e shpërthimit nuk dihen ende po hetohen.