Vendosni fjalën kyçe....

Shtimi i dhunës në vend në Salvador, policia e ushtria operacion special, 10,000 trupa rrethojnë qytetin


Autoritetet e El Salvadorit kanë rrethuar qytetin e Soyapango me 10,000 policë dhe ushtarë në një goditje gjithëpërfshirëse ndaj dhunës së bandave, njoftoi presidenti Nayib Bukele të dielën.

Operacioni, i cili vjen si përgjigje ndaj një shpërthimi dhune në fillim të këtij viti, ka parë tashmë 12 persona të arrestuar, sipas Ministrit të Drejtësisë të vendit.

“Në këtë çast, komuna Soyapango është e rrethuar plotësisht.” – shkroi Bukele në Twitter, duke shoqëruar fjalët e tij me një video që tregon një numër të madh ushtarakësh që mobilizohen.

“Policia e ushtria kanë për detyrë të nxjerrin të gjithë anëtarët e bandës që ndodhen atje një e nga një.” – shtoi ai.

Presidenti theksoi se qytetarët e zakonshëm ‘nuk kanë pse frikësohen’ nga operacioni i policisë. Mbi 58,000 persona janë burgosur nga autoritetet që nga marsi, kur Bukele shpalli një gjendje të jashtëzakonshme që lejoi policinë të arrestonte të dyshuarit pa urdhër.

Bukele ka mbrojtur masat e emergjencës duke argumentuar se ato ishin të nevojshme sepse dhuna kishte arritur në atë pikë saqë bandat po fajësoheshin për 62 vrasje brenda një dite të vetme në një vend me vetëm 6.5 milionë banorë.