Vendosni fjalën kyçe....

SPA mbyll hetimet për inceneratorin e Fierit, u komunikon akuzat Kokës, Bllakos e të pandehurve të tjerë


SPAK ka mbyllur hetimet për inceneratorin e Fierit dhe u ka komunikuar akuzat të pandehurve.

Ish-deputeti i PS-së Alqi Bllako akuzohet për shpërdorim detyre e korrupsion.

Sipas dosjes, Bllako ka përfituar në mënyrë të tërthortë vlerën e parregullt prej rreth 15 milionë lekësh përmes punësimit fiktiv të të atit si dhe pagesa të tjera në formën e udhëtimeve jashtë shtetit.

“Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendor” dy herë, në lidhje me vlerën monetare të parregullt të përfituar në mënyrë të tërthortë në formën e pagesës së punësimit fiktiv të babait të tij, Edmon Bllako, në shumë 14.964.900 lekë, si dhe  përfitimin e parregullt të marrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në formën e pagesave të udhëtimeve private të tij jashtë shtetit, të bëra nga aksioneri kryesoriI shoqërisë koncensionare “Integrated Technology Services”.”

Për korrupsion pasiv, pastrim parash e shpërdorim detyre akuzohet edhe ish-ministri Lefter Koka.

Ai bashkë me Pëllumb Abeshin, Azem Shatërin, Erjon Muratajn, Arenc Myrtezanin, Florian Muçajn, Arben Dervishin, Regan Merdanin, Robert Shabanin, Gentian Ziflën, Enver Sheshin e Alqi Bllakon janë lënë me masën ‘arrest në burg’, ndërsa ndërsa Sabina Cenameri e Etleva Kondi janë lënë në ‘arrest shtepie’.