Vendosni fjalën kyçe....

Sula me shishe vaji në Kuvend: Vaji i ullirit baraz me vajin e kikirikut, si do i bëhet hallit të fshatarëve


Deputeti i PD-së Dashnor Sula është paraqitur sot në foltoren e Kuvendit me dy shishe vaji.

Në fjalën e tij, ai tha se sot fshatarët janë të braktisur, pasi çmimi i vajit të ullirit po ulet çdo ditë dhe më shumë. Ai bëri dhe krahasimin me vajin e kikirikut.

“Të jeni të sigurt që fshatarët, po heqin të zinjtë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri, çmimi do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Vaji i kikirikut është baraz me atë të ullirit. Po ju them që vetëm mbrëmë që isha në një fabrikë shikoni radhën e njerëzve, brenda një fabrikë vaji. Por a e dini që sot, duhet 20 mijë lekë për një punëtor të shkundë ullirin? Dhe imagjinoni që shitet vetëm me 350 lekë të vjetra. A e dini çfarë mundi është?”-tha Sula.

Deputeti demokrat shtoi se ministrja e Bujqësisë dhe e Financave duhet të merret me këtë dhe jo me samitin e BE-së. Madje tha se kryeministri Edi Rama duhet të lobojë nesër përë këtë çështje në Samit.

“Zonja ministre, si do i bëhet hallit? A duhen shqiptarët të punojnë në këto lloj gjendje? Zbrisni nga makinat boll, folët për BE-në që do vijë këtu. Meqë është kryeministri nesër atje për këtë gjë të lobojë. Shqipëria është me klimën më të mirë, po e quaj kopshti Eden, është gjynah që jemi të varfër.”- tha Sula në Kuvend.