Vendosni fjalën kyçe....

Vijnë në Rinas mysafirët e parë, priten nga ministrja Elisa Spiropali (FOTO)


Mbërrijnë në Tiranë miqtë e parë të cilët do të marrin pjesë nesër në Samitin BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet në Pallatin e Kongreseve.

Kështu, ministrja Elisa Spiropali ka zbuluar disa foto nga pritja në aeroportin e Rinasit që u bën disa prej pjesëmarrësve nga BE.

Bëhet fjalë për kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi.

“Në pritjen e Kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orbán, dhe Komisionerit të Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Olivér Várhelyi, që mbërritën në Shqipëri për Samitin historik BE-Ballkani Perëndimor.”- shkruan ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin krahas fotove.

Dita e nesërme do të jetë historike për Tiranën, pasi për herë të parë do të zhvillohet një samit ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europianë. Aktiviteti pritet të nisë rreth orës 10:00 të mëngjesit.