Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi zbulon fituesit e Primareve në bashkitë e mbetura


Në një konferencë për mediet, kryetarja e Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike (KOKOE), Albana Vokshi ka zbuluar fituesit e Primareve në bashkitë e mbetura të vendit.

Pak më herët gjatë ditës, një pjesë e fituesve u konfirmua zyrtarisht nga anëtari i KOKOE-s, Eno Bozdo në një deklaratë për mediet. Ndërkohë mbi rezultatin zyrtar në bashkitë në balotazh, Vokshi theksoi se do ketë një tjetër komunikim.

“Gjithashtu, ne i kemi shpallur edhe fituesit për 17 bashki të tjera. Ka qenë z. Eno Bozdo i cili nëpërmjet një prononcimi për shtyp ka shpallur fituesit për 17 bashki, dhe për 9 bashki të tjera sikurse edhe ju kemi informuar, ka kaluar gara në balotazh. Gara do të zhvillohet të dielën në datën 11 dhjetor. Kaq kishim për sot, nesër dhe në ditët e tjera në vijim do t’ju informoj për vijimin e procesit të Primareve për pjesë e balotazheve. Faleminderit!”- tha kryetarja e KOKOE-s, Vokshi.

Fituesit:

Kurbin- Behar Haxhiu
Lezhë- Pashkë Gjoni
Klos- Bedri Hoxha
Durrës- Igli Cara
Shijak- Rezart Tusha
Bulqizë-Dëfrim Fiku
Tropojë-Besnik Dushaj
Has- Miftar Dauti
Elbasan- Luçiano Boçi
Cërrik-Servet Duzha
Kukës- Admir Sinamati
Kavajë-Finsik Qose
Kamëz-Arjan Hoxha

Devoll-Evis Hajdërlli

Korçë- Ledina Alolli
Kolonjë- Ethem Lumani
Kuçovë-Lefter Maliqi

Poliçan- Behar Xhaferraj
Lushnje- Eduart Sharka
Përmet- Edmond Komina
Tepelenë-Baftja imer
Gjirokastër- Dorian Lani
Këlcyrë-Arjan kaasaj
Vlorë-Hysni Sharra
Konispol- Fatmir Shero
Delvinë- Ilir Mehmeti
Mallakastër-Resmi Shanajk
Roskovec-Edit Hazizaj
Divjakë-Aurel Malkaj
Libohovë- Adil Xhelili