Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në dalje të Tiranës, makina përplas për vdekje një person


Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në kryeqytet. Sipas Policisë, një automjet ka përplasur një person në aksin rrugor Shkozë-TEG, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Identiteti i viktimës nuk është zbuluar ende, ndërsa janë të paqarta dhe rrethanat e këtij aksidenti.

 “Më datë 06.12.2022, rreth orës 17:30, në aksin rrugor Shkozë – TEG, një automjet me drejtues ende të paidentifikuar, ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve të drejtuesit të automjetit dhe të viktimës, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.”- tha Policia.