Vendosni fjalën kyçe....

Identifikohet e arrestohet personi që goditi në fytyrë Berishën gjatë protestës


Gentian Shehu është personi që goditi në fytyrë kreun e PD-së Sali Berisha në fillim të protestës së opozitës në bulevard.

Ai është arrestuar nga policia dhe shoqëruar në komisariat.

Personi u shkëput nga turma teksa Berisha e Meta po marshonin në bulevard duke goditur e gjakosur Berishën.

Më pas rojet e këtij të fundit dhe disa qytetarë ndërhynë duke e goditur.