Vendosni fjalën kyçe....

Basha dënon goditjen e Berishës: Dhuna tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci e me korrupsion të pandëshkuar


Ish-kreu i PD-së Basha ka dënuar sulmin fizik ndaj Berishës.

Ai bën thirrje për hetimin dhe zbardhjen sa më të shpejtë të dhunës duke theksuar se ajo nuk është kurrë zgjidhje.

Basha theksin se dhuna është tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale e korrupsion të pandëshkuar.

“Dënoj ashpërsisht sulmin fizik ndaj z. Berisha. Kjo ngjarje duhet të hetohet dhe të zbardhet plotësisht. Dhuna nuk mund të jetë kurrë zgjidhje. Ajo është vetëm tregues i një vendi pa zgjedhje të lira, pa drejtësi, pa demokraci funksionale dhe me korrupsion të pandëshkuar.” – shkruan Basha.