Vendosni fjalën kyçe....

Begaj dënon sulmin fizik ndaj Berishës: Akte të papranueshme, të hetohet e zbardhet ngjarja


Presidenti Begaj ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të PD-së Berisha.

Në reagimin zyrtar të kreut të shtetit thuhet se akte të tilla janë të papranueshme e bien ndesh me parimet e demokracisë e zhvillimin e protestave paqësore.

Begaj u bën thirrje autoriteteve të hetojnë rastin e dhunës e të zbardhin dinamikën e ngjarjes.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, dënon ashpër sulmin fizik të ndodhur gjatë protestës së sotme të opozitës ndaj z. Sali Berisha, Deputet i Kuvendit, ish-President dhe ish-Kryeministër i Republikës. Presidenti Begaj i konsideron këto akte të papranueshme dhe që bien ndesh me parimet e demokracisë dhe zhvillimin e protestave paqësore. Kreu i Shtetit inkurajon autoritetet të hetojnë këtë rast dhune dhe të zbardhin sa më shpejt dinamikat e ngjarjes. Liria e fjalës dhe tubimeve paqësore janë e drejtë kushtetuese dhe si të tilla duhet të garantohen dhe mbrohen.” – thuhet në reagimin e Begajt.