Vendosni fjalën kyçe....

Berisha  bën thirrje për lirimin e 31-vjeçarit që e goditi me grusht: Lirojeni fatkeqin, autori i dhunës është ulur në samit


Kreu i PD-së Berisha ka bërë thirrje për lirimin e 31-vjeçarit Gentian (Gert) Shehu, i cili e goditi me grusht para nisjes së protestës së opozitës.

Në fund të fjalës së tij para qytetarëve, kryedemokrati tha se autori i vërtetë i dhunës është kryeministri Rama.

Berisha u kërkoi autoriteteve të mos manipulojnë me autorin e dhunës ndaj tij duke e lidhur atë me pista të pavërteta.

“Një thirrje kam për policinë. Lirojeni fatkeqin, ai është një mjeran. Ka shitur veten. Do përpiqen ta lidhin me pista që shkojnë nga Turqia. Ka vetëm një arkitekt, është Edi Rama, ka vetëm një hjekës, ky është ministri i familjes Çuçi. Autori i vërtetë është ulur në samit si kryekriminel i Ballkanit, Evropës.” – tha Berisha.