Vendosni fjalën kyçe....

Berisha thirrje mediave të huaja të hetojnë qeverinë Rama, shigjeton ambasadoren amerikane e atë britanik: Pjesë e rrjetit të kryeministrit


Kreu i PD-së Berisha ka akuzuar kryeministrin Rama për atë që po ndodh në vend. Ai tha se projekti i Portit të Durrësit është pastrim i lekëve të krimit dhe të drogës.

Ai u bëri thirrje mediave ndërkombëtare që të hetojnë atë që ka ndodhur e ndodh në Shqipëri nën drejtimin e qeverisë Rama.

Kryedemokrati shigjetoi edhe amabsadorët e SHBA-së e Britani, Kim e King-Smith se veprojnë si guvernatorë në Shqipëri e se janë pjesë e rrjetit të kryeministrit Rama.

“Qeveria është anbgazhuar në një proekt grabitjeje që Evropa s’e ka njohur. Edi Rama po merr nga Evropa paratë e drogës e krimit dhe po i investon në Portijn e Durrësit. Korrupsioni shqiptarë shtë sa komb aq edhe ndërkomb. Rama e qeveria e tij përdor të gjitha format e korrupsionit, monetar, erotik, politik kundër opozitës. Përdor lobimin ndërkombëtar kundër atyre që denoncojnë krimin e aferat e tij. Ai siç blen vota, blen deputetë, drejtues të opozitës, politikanë. Ai çdo ditë blen deklarata të ambasadorëve e politikanëve të vendeve të tjera kundër kundërshtarëve politikë. Mediave evropiane e atyre amerikane u bën thirrje, investigoni Edi Ramën, investigoni atë që po ndodh në Shqipëri. Një kolegu juaj gjerman gjeti rrjetin e blerjes së manipulimit të votave ku ishte e përfshirë e gjithë kupola e shtetit. Ai ka futur në rrjetin e tij edhe ambasadorë të vendeve të rëndësishme në Tiranë, që sillen si guvernatorë në shkelje të plotë të ligjeve e konventave.” – tha Berisha.