Vendosni fjalën kyçe....

Blushi për goditjen e Berishës me grusht: Sulmi kriminal i Ramës i tregoi botës fytyrën e bandës që po qeveris


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka reaguar pas lidhur me sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së sotme.

Në Facebook, Blushi shkruan se ky incident ka treguar “fytyrën e vërtetë” të qeverisë së kryeministrit Edi Rama, largimin e të cilit nga pushteti ai e konsideron një mision kombëtar.

“Sulmi kriminal i Edi Ramës ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha dhe opozitës në tërësi i ka treguar sot të gjithë botës fytyrën e vërtetë të bandës që prej dhjetë vitesh po i vjedh, dhunon e shtyp shqiptarët dhe po shpopullon Shqipërinë!

Shporrja e Edi Ramës dhe bandës së ‘Rilindjes’ është më shumë se kurrë një mision kombëtar dhe patriotik!”- shkruan Blushi ndërsa publikon edhe disa foto nga shkrimet e medieve ndërkombëtare lidhur me ngjarjen.