Vendosni fjalën kyçe....

Edmond Spaho: Synimi i Ramës të nxjerrë Berishën nga skena politike


Deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka komentuar sulmin e në protestën e sotme ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama për këtë incident, ai thotë se synimi i tij është të nxjerrë nga loja politike Berishën.

Në televizionin “Ora News”, Spaho tha se Rama e sheh Berishën si një kërcënim kryesor për rrëzimin e tij nga pushteti.

 “Kjo kategori njerëzish është më e përshtatshmja për të realizuar skenarë të tillë, nëse vërtet është, se nuk i mendojnë veprimet e tyre. Marrin përsipër veprime që njerëz normalë nuk i marrin. Përmes këtij veprimi u synua të ndryshohej rrjedhja e ngjarjeve. Kishim deklaruar qartësisht se protesta do jetë paqësore pavarësisht kufizimeve që na vinin për të protestuar para kryeministrisë ose jo. Mund të krijohej një përplasje mes qytetarëve dhe policisë, aq më tepër në kushtet e një aleance me Ilir Metën.

Në kohën kur ka ndodhur incidenti, kryeministrat kanë qenë te sheshi ‘Italia’ duke ndjekur një aktivitet. Edi Rama nuk pyet për samite dhe integrimin. Ai do të dëshironte një incident të përmasave të tilla që të paraqiste atë që pretendon, se kjo është opozita, që tenton të marrë pushtetin me forcë. Ka më shumë se 3 vjet që merret me Berishën, ndërhyri dhe financoi të shpallet non grata në SHBA dhe Britani të Madhe.

Te kjo e fundit akuzat qesharake. Qëllimi është ta nxjerrë nga loja politike, e sheh se Berisha është kërcënimi kryesor për të rënë nga pushteti. Aq më tepër në kushtet e një aleance me Partine e Lirisë, Meta dihet që është aktiv dhe nuk e ndan fjalën nga vepra.”- deklaroi Spaho gjatë diskutimit në program mbi incidentin e sotëm.