Vendosni fjalën kyçe....

Goditja e Berishës, ambasada amerikane: U skandalizuam nga sulmi fizik ndaj një deputeti, presim hetimin e autoriteteve


Ambasada amerikane ka dënuar goditjen e kreut të PD-së Berisha gjatë protestës.

Një zëdhënës i ambasadës deklaroi se askush nuk duhet sulmuar për ushtrimin e lirisë së fjalës.

Në reagim thuhet gjithashtu se ambasada pret që autoritetet të hetojnë incidentin.

“U skandalizuam nga sulmi fizik sot ndaj një anëtari të parlamentit dhe presim që autoritetet ta hetojnë plotësisht incidentin. Askush nuk duhet sulmuar sepse ushtron lirinë e fjalës në përputhje me ligjin.” – tha një zëdhënës i ambasadës amerikane në Tiranë.