Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka dalë në një konferencë për mediet lidhur me sulmin ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Ai akuzoi se organizator i grushtimit të Berishës, është kryeministri Edi Rama. Sipas tij, plani i qeverisë ishte që me plagosjen e liderit të opozitës të mos mbahej protesta e opozitës si dhe acarimi i simpatizantëve të PD-së dhe shkaktimi i dhunës. Kjo për ta paraqitur opozitën si një forcë antievropiane dhe të dhunshme.
“Pak orë nga agresioni është e qartë se pas atentatit politik dhe të pabesë ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, fshihet Edi Rama, Blendi Çuçi dhe Ardi Veliu. Informatori i Policisë është porosia direkte e pushtetit. E gjitha ishte organizuar si skenar i pushtetit me tre qëllime:
Së pari, plagosjen e Sali Berishës me qëllim mbylljen e gojës së liderit të opozitës, dhe rrjedhimisht shqiptarët të mos kishin zë sot.
Dhe së dyti, acarimin e mbështetësve të Partisë Demokratike dhe të opozitës, në një shkallë që do i shtynte ata përtej arsyes, dhe drejt dhunës përplasjes me policinë.
dhe së treti shmangien e Berishës dhe opozitës si interlokutor dhe shpalljen e tij dhe PD si forca destabilizuese dhe anti-europiane.
Gjatë gjithë javës pushteti u munduan të pikturonte me ngjyrat e Rilindjes, ekran më ekran, nëpërmjet skllevërve të pushtetit, një opozitë të dhunshme. Por skenari ju mbeti përgjysmë. Për t’u hakmarrë për këtë fakt, pasi gjakosën liderin e opozitës, Cuci me porosi të Ramës dha urdhër të shpalleshin në kërkim dy demokratë, që u munduan të neutralizonin informatorin e future të Policisë. Për të kuptuar se agresori ishte njeriu i partisë, i lëshuar rrugëve të Tiranës në kërkim të gjakut, mjafton besoj fakti se akoma pa u realizuar atentanti, doli nga zyra e Fugës dhe Cucit, akt-ekspertiza false ku sulmuesi konsiderohej me problem mendore. Probleme mendore ka vetëm një person dhe ai quhet Edi Rama. Një hakmarrës serial, siç e pohon vetë në librin ‘Kurbani’, dhe një gjenerator i kriminalizimit të politikës.
Me dhunën e korrupsionit ka blerë votat, me dhunën e papunësisë ka përzënë shqiptarët nga shtëpitë e veta, me dhunën e varfërisë mban veten në pushtet. Me dhunën fizike kërkon të hakmerret ndaj opozitës. Llogaritë i ka bërë gabim.”- tha Noka.