Guvernatori republikan i Floridës, Ron DeSantis, i hodhi poshtë pikëpamjet për një ndarje në parti pas zgjedhjeve afatmesme të 8 nëntorit ndërsa theksoi se republikanët nuk i kishin përmbushur pritshmëritë.
“Unë mendoj se zgjedhjet ishin interesante.” – tha Guvernatori i sapozgjedhur i Floridës pas një konference për shtyp të enjten në Key Biscayne, Florida, duke vënë në dukje shkallën në rënie të miratimit të presidentit Joe Biden nën pasigurinë ekonomike.
“Ne supozonim se do përfundonim me 245 anëtarë në Kongres, ne jemi me 222, që është një paraqitje shumë e keqe. Pyetja është pse ndodhi kjo?”
Vërejtjet erdhën pasi Guvernatori u pyet nga një pjesëmarrës i cili përmendi se republikanët po ‘përçahen’ në nivel kombëtar.
“Unë nuk mendoj se është një çështje që domosdoshmërisht të ndahemi si parti.” – tha DeSantis.
Lidhur me suksesin e tij në zgjedhjet afatmesme duke fituar thellë ndaj kundërshtarit demokrat ai tha se gjjithçka ka të bëjë më punën e qeverisjes së drejtuar prej tij.
“Unë mendoj se ajo që kemi bërë në Florida është se kemi treguar se kemi punuar mirë, kemi treguar lidership, nuk jemi përkulur, kemi qenë të gatshëm të marrim përsipër interesa të mëdha dhe të prodhojmë rezultate.”
Pavarësisht se është një nga zgjedhjet kryesore si një kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2024, DeSantis nuk është shprehur ende lidhur me një garë të mundshme për Shtëpinë e Bardhë dhe është përmbajtur kryesisht në kritikat ndaj ish-presidentit Donald Trump.