Hakerat e “Homeland Justice” kanë reaguar lidhur me incidentin e sotëm në protestën e opozitës, ku një 31-vjeçar goditi kreun e PD-së Sali Berishën në grusht.
Në një postim në faqen e tyre në “Telegram”, hakerat kanë shkruar se emri i sulmuesit del në disa dtabaza të policisë.
Madje ata paralajmërojnë se në ditët në vijim do të nxjerrin të dhëna mbi këtë rast.
Lidhur me sulmin ndaj tij, kreu i PD-së Berisha akuzoi kryeministrin Rama, ministrin e Brendshëm Çuçi e shefin e Agjencisë për Mbikëqyrjen Policore Ardi Veliu se janë ideatorët, orkestruesit dhe organizatorët e sulmit ndaj tij në protestë.
Ai tha se 31-vjeçari Gert Shehu është agjent i Policisë Kriminale ndërsa tregoi një dokument mjekësor të shpërndarë në media, sipas të cili agresori vuante nga çregullime psikike.