Vendosni fjalën kyçe....

ME FOTO – Berisha me fytyrë të fryrë pasi u godit, mesazh qytetarëve: Asgjë s’na mposht


Pak çaste pasi një person e goditi me grusht në fytyrë duke e gjakosur, kreu i PD-së Berisha i është bashkuar qytetarëve në protestën që po zhvillohet në bulevard, para ish-Hotel Dajtit.

Ai dha një mesazh për qytetarët.

Asgjë në botë nuk na mposht ne, popullin e opozitës dhe popullin e fitores, poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët, ne do ju rrëzojmë. Jemi këtu sot së bashku për të protestuar kundër regjimit të horrave dhe kriminelave. Nder përjetë protestuesve.” – tha shkurtimisht Berisha.

Episodi i dhunës ndodhi teksa Berisha e Meta po marshonin drejt bulevardit për t’u bashkuar me protestuesit.

Një burrë i veshur me të kuqe çau përmes turmës duke goditur në fytyrë Berishën.

Mënjeherë rojet e kreut të PD-së e qytetarë e rrethuan personin në fjalë duke e goditur. Personi në fjalë nuk është identifikuar ende ndërsa nuk dihet më shumë rreth këtij sulmi.