Shpesh nëpër evente publike politikanët kujdesen që të jenë të kuruar në çdo detaj, sidomos politikanët në Shqipëri. Por mesa duket, jo holandezi Mark Rutte.
Gjatë ceremonisë së pritjes së liderëve të Europës për samitin e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, fotografi Armando Babani ka kapur në aparatin e tij një detaj nga veshja e kryeministrit të Holandës – këpucën e grisur.
Babani e ka publikuar foton në rrjetet sociale dhe shkruan: “Kryeministri i kujt vendi pjesmarres ne Summit eshte mbajtesi i kepuces? (Sa per ndihme NUK eshte KM Shqiptar)”.
Një foto e cila po komentohet tanimë shumë në rrjet.
Momenti nga pritja që Rama i bëri Rutte: