Presidenti francez Macron deklaroi para futjes në samitin BE-Ballkani Perëndimor se gjatë takimit do diskutohen çështje konkrete.
Ai theksoi se është e rëndësishme të ketë solidaritet mes BE-së e vendeve të Ballkanit për integrimin të vendeve që synojnë të jenë pjesë e unioni.
Po kështu shefi i Elizesë shtoi se do diskutohen një sërë çështjesh të tjera si siguria ushqimore e energjetike nën lupën e sulmit rus ndaj Ukrainës, emigracioni i paligjshëm e tema të tjera.
“Kam thënë gjithmonë të njëjtën gjë që diskutimet gjithashtu dhe lufta në Ukrainë është çështjes sigurie për të gjithë rajonin. Ne kemi që në shkurt-mars duke punuar. Jam shumë i lumtur që jam në Shqipëri, falënderoj zotin Rama për këtë samit të BE dhe Ballkanin Perëndimor në një moment të rëndësishëm për në, në kuadër të presidencës çeke. Kemi projekte konkrete për të diskutuar, me rëndësi është që të kemi solidaritet përmes BE dhe Ballkanit perëndimor për energjinë dhe procesin e integrimi të kësaj pjesë në BE. Të punohet drejt solidaritetit. Do kemi mundësi këtu dhe së bashku dhe me kancelarin Scholz, që të diskutojmë. Ky debat është absurd. Roli i autoriteteve publike nuk është të qeverisen përmes frikës. Roli i ministrave është që të bëjnë punën e tyre në raport me energjinë. Kjo nuk është për të frikësuar njerëzit për skenarë absurde.” – tha Macron.