Vendosni fjalën kyçe....

Meta për sulmin ndaj Berishës: Atentat mafioz i porositur nga Rama, donte dhunë e viktima në protestë


Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta thotë se sulmi i sotëm ndaj kreut të PD-së Sali Berishës në protestë, ishte i orkestruar dhe i porositur nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, qëllimi i sulmit ishte për shndërruar protestën paqësore në një manifestim dhune me viktima. Meta vlerësoi Berishën për mënyrën se si e menaxhoi situatën.

“Falenderoj të gjithë qytetarët e Tiranës dhe vendit që dolën në një manifestim të jashtëzakonshëm që sfidoi kushtet absurde të shtetrrethimit. Të gjitha pengesat mafioze të shtetit të Edi Ramës për të frikësuar qytetarët që të shprehin angazhimin e tyre për vlerat më të mira europiane në ditët e samiti, të cilin e kemi përshëndetur sepse tregon se Shqipëria është tokë europiane. Duhet bërë çdo përpjekje për të parandaluar devijimit nga rruga europiane. Procesi i Berlinit dhe konsolidimi i vlerave për të cilat shqiptart kanë bërë sakrifica në këto dekada.

Shpreh falënderim për liderin e PD-së, Sali Berisha për atë menaxhim të shkëlqyer që i bëri sot atentatit mafioz të orkestruar, porositur dhe ekzekutuar nga Edi Rama që kishte për qëllim të devijonte një protestë paqësore në një manifestim dhune me viktima.”- tha Meta në një deklaratë për mediet.

I pyetur lidhur me vërtetimin mjekësor të Gert Shehut, sipas së cilit ai vuante nga probleme të shëndetit mendor Meta tha se Rama po fshihet pas këtij dokumenti. Por shtoi se së shpejti kryeministri do të detyrohet që të nxjerrë “kartelën e vet”, për të justifikuar të gjitha krimet.

“Shumë shpejt Edi Rama do detyrohet të nxjerrë dhe kartelën e fshehtë të tij për të lehtësuar gjendjen e tij përballë krimeve që ka bërë ndaj shtetit dhe ligjit. Në rastin konkret, duke qenë se isha në atë moment, mund të them që kemni të bëjmë me një aksion të mirëplanifikuar, të mirëorganizuar shtetëror. Kemi të bëjmë me një person, agjent të policisë kriminale, siç e tregoi Berisha. I kamufluar si fotograf dhe pjesë e ekipit mediatik. Pra, kemi të bëjmë me një aksion të mirëplanifikuar të mirëkalkuluar policor të Edi Ramës. nuk kemi të bëjmë me një gjë të rastësishme. Përsa i përket alibive që kanë të bëjë me kartelat apo me rrethana të tjera justifikuese, për ato mund të flasë Vasili si mjek. Por absolutisht, ai ishte vetë Edi Rama. Njeri i pabesë, një burracak, një njeri që ka shkelur Kushtetutën, por ka shkelur çdo kod moral. Do ketë përgjegjësinë kryesore dhe nuk mund të justifikohet me asnjë kartelë. Për momentin kartelën e ka të fshehur.”- tha ai.