Kryeministri grek Kiriakos Mitsotaqis pohoi para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor që zhvillohet në Tiranë se është i bindur se Tirana e Athina do e gjejnë zgjidhjen për çështjen e detit.
Ai theksoi se është optimist se edhe pala shqiptare do bëjë pjesën e saj për gjetjen e një zgjidhjeje.
“Do të gjejmë një marrëveshje për firmosjen e një dokumenti që të shkojmë në gjykatën ndërkombëtare. Jam optimist që edhe pala shqiptare do të bëjë pjesën e saj për të gjetur një zgjidhje.” – tha Mistotakis.