Vendosni fjalën kyçe....

Muhamet Rrumbullaku: I riu që sulmoi Berishën nuk ka qenë asnjëherë agjent i policisë kriminale


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku ka reaguar lidhur me incidentin e sotëm në protestën e opozitës ku u sulmua kreu i PD-së, Sali Berisha.

Rrumbullaku hodhi poshtë akuzat e Berishës se i riu që e sulmoi atë, Gert Shehu figuron si agjent në policinë kriminale.

Rrumbullaku tha se 31-vjeçari nuk ka qenë asnjëhërë pjesë në asnjë strukturë të Policisë.

 “Në lidhje me incidentin ndaj deputetit Sali Berisha, policia reagoi menjëherë për të ndaluar agresorin. Po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sulmit. Në lidhje me deklaratën ku pohohet se ai është agjent policie sqarojmë se Gert Shehu nuk ka qenë ndonjëherë dhe nuk është agjent i policisë kriminale në asnjë strukturat të policisë së shtetit. Nuk është përdorur asnjëherë si infiltruar. Dokumenti për shëndetin mendor është dhënë për mediat nga vetë familjarët e tij. Policia përgënjeshtron deklaratat që nuk ndihmojnë në zbardhjen e të vërtetës. Policia është e angazhuar për zbardhjen e të gjithë rrethanave të ngjarjes.”- tha Rrumbullaku.