Nis mbërritja e delegacioneve në vendin ku do mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Kryeministri Rama ka dalë t’i presë personalisht zyrtarët evropianë që do jenë pjesë e samitit. Kjo është hera e parë që një mbledhje e këtij niveli mbahet në Shqipëri dhe jashtë unionit.
Në qendër të samitit do jetë lufta në Ukrainë, emigracioni i paligjshëm, lufta kundër terrorizmit, lufta kundër krimit të organizuar e trafikut të drogës si dhe forcimi i sigurisë.
Për sa i përket temës së luftës në Ukrainë pritet të diskutohet reagimi i bashkërenduar lidhur me efektet negative që ka dhënë sulmi i Rusisë për sa i përket sigurisë ushqimore e energjetike të kontinentit.
Emigracioni i paligjshëm është një tjetër temë e rëndësishmë ku do i vihet theksi faktit të largimit të të rinjve nga vendet e Ballkanit perëndimor drejt BE-së.
Samiti do nisë në orën 10 të mëngjesit ndërsa ai do mbahet te stadium ‘Air Albania’. Pas nënshkrimit të disa marrëveshkeve pritet qërreth orës 14:30-15:00 të ketë një konferencë shtypi të liderëve të BE-së, Von der Leyen e Michel me kryeministrin Rama.
Axhenda zyrtare
Liderët e BE-së që marrin pjesë
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen
Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis
Kryeministri i Hungarisë Viktor Orban
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni
Kancerlari i Austrisë, Karl Nehammer
Kryeministri i Belgjikës, Aleksandër De Croo
Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev
Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviç
Presidenti i Qipros, Nicos Anastasiades
Kryeministri i Çekisë, Petr Fiala
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederikse
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas
Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin
Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin
Kryeministri i Letonisë, Krisjanis Karins
Kryeministri i Lituanisë, Ingrida Simonyte
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel
Kryeministri i Maltës, Robert Abel
Kryeministri i Holandës, Mark Rutt
Kryeministri i Polonisë, Mateusz Moraëiecki
Kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa
Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis
Kryeministri i Sllovakisë, Eduard Heger
Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson
Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez
Axhenda
09:30 – Mbërritja e liderëve
10:00 – Firmosja e marrëveshjes Roaming
10:15 – Vijon mbërritja e liderëve të tjerë
11:00 – Fillon seanca plenare (I)
11:45 – Foto familjare
12:15 – Seanca plenare (II)
14:30 – Konferenca e liderëve