Portugalia është skuadra e fundit që kalon në çerekfinale, pasi mundi Zvicrën 6 me 1. Ndeshja e sotme ishte shumë e lodhshme për zvicerianët të cilët u dukën të dorëzuar që në pjesën e parë para dy golave të Ramos në minutën e 17 dhe Pepes në minutën 33.
Në pjesën e dytë Ramos thelloi përsëri rezultatin me një tjetër gol në minutën 51, ndërsa topat në portë nisën të shtoheshin për portugezët edhe me Ronaldon në stol.
Guerreiro në minutën 55 bëri golin e katërt. Pas këtij, tre minuta më vonë më në fund vjen një gol nga Zvicra i shënuar nga Akanji në minutën e 58.
Por me kaq e la Zvicra dhe Ramos shënoi golin e tretë personal në minutën e 67 si dhe të pestin.
Më pas vjen Ronaldo në fushë i cili luajti vetëm në 17 minuta, ai arriti ta çojë një top në portë por nuk u quajt gol për shkak se rezultoi në “pozicion jashtë loje”.
Festa e portugezëve në fushë u përmbyll nga goli i Leao, në minutat shtesë.