Vendosni fjalën kyçe....

Rama reagon pas goditjes së Berishës: Dënoj pa asnjë ekuivok aktin e patolerueshëm të pajustifikueshëm


Kryeministri Rama ka reaguar pas goditjes së kreut të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së opozitës.

Zyra e Shtypit thekson se kryeministri dënon aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës.

Sipas kreut të qeverisë, s’është mënyra për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo që e përdor do përballet me ligjin.

“Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit.” – thuhet në reagimin e zyrës së Ramës.