Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimet në Veri, Kosova e Serbia fajësojnë njëra-tjetrën


Pas incidenteve në Veri të Kosovës, palët fajësojnë njëra-tjetrën.  Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një deklaratë për mediat në samitin BE-Ballkani Perëndimor tha se është një sulm i kryer nga bandat e përkrahura nga presidenti serb.

“Ne jemi në kontakt të përditshëm me kryetarin e KQZ-së dhe në veçanti koordinimeve që janë bërë me institucionet e qeverisë. Për fat të keq situata në veri eskalon për një arsye të vetme bandat e përkrahura dhe financuara nga Vuçiç kanë për qëllim të destabilizojnë veriun e Kosovës dhe vetë Ballkanin Perëndimor. Ne duhet të mbrojmë jetën e secilit qytetar tonin. Është me rëndësi se siguria e qytetarëve të jetë mbi të gjitha. Tani po e presim edhe raportit përfundimtar.”- tha Osmani.

Ndërkohë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nga ana tjetër tha se incidenti në veri është urdhëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

 “Sot përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se në cilën ditë do të ndodhë ndonjë provokim i ri që mund të prishë stabilitetin dhe paqen. Është mirë që, të paktën sipas të dhënave aktuale nuk ka viktima dhe besojmë se do të mbetet e tillë.

 Për sa i përket kohës nuk e dimë se çfarë kanë në mendjen e atyre personave që duan të shkaktojnë konflikte çdo javë. Nuk është një periudhë e lehtë përpara ne, por është e rëndësishme që të qëndrojmë me popullin tonë dhe të pajtohemi me shqiptarët për gjithçka që është e mundur që paqja të ruhet dhe të ruhet. Gjithashtu besoj se Miroslav Lajçak do të luajë një rol të rëndësishëm në qetësimin e situatës.”- tha Vuçiç.