Vendosni fjalën kyçe....

Balliu: Rama donte të provokonte dhunë me sulmin ndaj Berishës, plani i tij meskin e naziskin dështoi


Sekretari Organizativ në PD, Klevis Balliu, ka drejtuar gishtin nga kryeministri Rama për goditjen fizike të kreut të partisë Sali Berisha.

Në një shënim në Facebook, ai shkruan se dhuna e paralajmëruar gjatë protestës së opozitës nga analistët e paguar nga Rama nuk ndodhi dhe ajo fakton se pas sulmit qëndron kreu i qeverisë.

Balliu shton se skenari parashikonte që dhuna ndaj Berishës të provokonte dhunë e përplasje megjithatë plani dështoi duke theksuar se tani është koha që Rama të mbajë përgjegjësi për sulmin.

Të gjithë analistët e paguar nga narko-eurot e Ramës që paralajmëruan dhunë deri në luftën e tretë botërore në protestën e opozitës me 6 Dhjetor, duke zbatuar linjën mediatike të partisë, janë një fakt që organizatori ishte kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, i cili shpresonte që atentati ndaj liderit të opozitës Sali Berisha, do të irritonte qytetarët në protestë deri në pikën që ata të shkonin në përplasje. Falë Sali Berishës plani i tij meskin dhe naziskin dështoi me sukses. Tani është koha për mbajtjen e përgjegjësisë për krimin dhe shkallmimin e vlerave perëndimore dhe euroatlantike nga Edi Rama që funksionon me kodin e Omertës.” – shkruan Balliu.