Ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha ndodhet në Uashington, ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining.
Ndërsa publikon një foto nga ky takim në rrjetet sociale, Basha shprehet se me Twining ka diskutuar mbi situatën në Shqipëri dhe kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit. Kjo që shteti të jetë në shërbim të qytetarëve dhe jo vetëm disa individëve, siç shprehet ai.
“Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington.
Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh.”– shkruan Basha.