Vendosni fjalën kyçe....

Briseida Shehaj për sulmin ndaj Berishës: Në protestë numërova 18 policë civilë, por asnjëri s’bëri asgjë


Koordinatorja e Luftës Anti-Korrupsion në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj ka komentuar sulmin e djeshëm ndaj kryetarit të PD-së, Sali Berisha.

Në një lidhje për “News24”, Shehaj tha se orkestruar në mënyrën më të keqe. Sipas tij, sulmuesi nuk ishte një person që vuante nga probleme të shëndetit mendor, por bëhej fjalë për një person normal që kishte patentë dhe që kishte aplikuar për kredi.

Shehaj tha se Policia nuk kishte marrë asnjë masë sigurie edhe pse të gjithë ishin në dijeni të protestës. Ajo theksoi se në momentin e sulmit ka pikasur të paktën 18 policë civilë, të cilët nuk kanë ndërhyrë.

 “Një akt shumë i rëndë, shumë i dënueshëm, shumë keq i orkestruar dhe është i orkestruar. Këto jo ishte me kartelë apo pa kartelë janë shumë të shëmtuara. Qeveria dhe policia të marrin përgjegjësitë që i takon sepse ishte një miting i dakordësuar dhe aty nuk kishtarë asnjë masë sigurie ndaj atij mitingu. Aty mund të kishte ndodhur edhe ndonjë akt më i rëndë. Por maturia e drejtuesve politik sheshoi gjithçka. Ai djalë u shoqërua në polici.

Unë kam takuar shefin e komisariatit, që donin të merrnin djalin dhe më pas e morën. Organizatorët e protestës arritën të menaxhonin një situatë që mund të përkeqësohej shumë. Mendova mos ishte ndonjë provokator që mund të ishte kapur me ndonjë protestues. E paimagjinueshme të goditej Berisha.

Unë personalisht që nga momenti që kam bërë rrugën nga pallati i ri dhe deri tek selia e PD, personalisht kam njohur 18 djem oficerë policie civilë. Ka pasur jashtë mase shumë. Kam njohur edhe OPGJ të Tiranës që s’kanë lidhje fare. Asnjëri nuk bëri asgjë, por më pas kërkonin atë djalin.”- tha Shehaj në diskutimin për incidentin e ndodhur dje në protestë.