FIFA ka gjobitur Federatën e Futbollit të Serbisë për shkak të flamurit të Kosovës të mbuluar me ngjyrat e simbolet serbe në dhomat e zhveshjes së kombëtares në Botërorin e Katarit.
Federata serbe u gjobit me 20 mijë franga për flamurin e shfaqur para ndeshjes së parë të ekipit ndaj Brazilit në grup.
Flamuri i Kosovës përmbante ngjyra e simbole serbe ndërsa mbi të ishte mbishkrimi ‘Ska dorëzim’.
I njëti flamur u shfaq edhe në tribunën e stadiumit gjatë ndeshjes kundër Brazilit. Federata e Futbollit të Kosovës u ankua zyrtarisht në FIFA për këtë veprim të Serbisë.