Vendosni fjalën kyçe....

Hazard njofton largimin nga Belgjika pas dështimit në Kupën e Botës


Eden Hazard ka njoftuar tërheqjen e tij nga kombëtarja e Belgjikës pas fushatës së tyre zhgënjyese në Botërorin e Katarit.

Gjysmëfinalistët e Botërorit të Rusisë 2018 nuk arritën të dilnin nga grupi, duke shënuar vetëm një gol pasi fituan 1-0 kundër Kanadasë, humbën 2-0 ndaj Marokut dhe barazuan 0-0 me Kroacinë.

Sulmuesi i Real Madridit, Hazard, luajti në të tre ndeshjet, por ka vendosur të largohet nga ekipi pasi ‘Brezi i Artë’ që ai drejtoi së bashku me mesfushorin e Manchester City-t, Kevin De Bruyne, dështuan edhe një herë në një turne të madh.

“Një faqe mbyllet sot.” – ka shkruar 31-vjeçari në Instagram, për të shoqëruar një foto ku shfaqet duke festuar një gol për Belgjikën.

Hazard luajti 126 ndeshje me Belgjikën dhe shënoi 33 gola. Mesfushori debutoi ndaj Luksemburgut në vitin 2008 dhe luajti në tre Kupa Botërore dhe dy Kampionate Evropiane duke mbajtur shiritin e kapitenit në 56 takime.

Njoftimi i Hazard vjen pasi trajneri Robert Martinez u largua me shpejtësi nga posti i tij pasi Belgjika barazoi me kroatët dhe u eliminua nga botërori.