Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu e cila ka qenë ministre në kohën e qeverisjes së PD-së ka dënuar sulmin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha në protestën e djeshme.
Ndërsa ishte e ftuar në “Euronews”, Bregu u shpreh se i vjen shumë keq për Berishën, ndërsa theksoi rëndësinë e protestave për vendin.
“Më vjen shumë keq, sigurisht që nuk më vjen mirë. Në fund të fundit këto janë vendet tona, mund të të ndodhin incidente, mund të ndodhin në protesta dhe grumbullime. Por, dua të them që ka nevojë për domosdoshmëri edhe për protesta.”- u shpreh Bregu për incidentin.
31-vjeçari Gert Shehu dje në protestë goditi me grusht kreun e PD-së, Sali Berisha teksa ky i fundit ishte duke marshuar bashkë me Ilir Metën dhe simpatizantë të tjerë drejt Bulevardit.
Menjëherë ai u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe ndërkohë u godit edhe nga simpatizantë të PD-së. Pas incidentit ai është dërguar në spitalin e Traumës.