Vendosni fjalën kyçe....

PAMJE TË RËNDA – Goditet me thikë kreu i partisë opozitare në Turqi


Kreu i Partisë së Inovacionit e deputeti i Ardahanit, Öztürk Yilmaz, është sulmuar me thikë në zyrën e tij.

Öztürk u lëndua dhe u dërgua menjëherë në spital ndërsa autori i dyshuar është identifikuar e është shpallur në kërkim pasi u arratis menjëherë pas ngjarjes.

Pas dërgimit në spital mediat turke raportojnë se gjendja e Yilmaz është e mirë.

Gjatë karrierës së tij në administratë, Yilmaz ka punuar në Ministrinë e Jashtme të Turqisë, zv.Sekretar në ambasadën turke në Kirgistanit, në ambasadën turke në Brazil e në Përfaqësinë e Përhershme të Turqisë në BE.

Gjatë kohës kur shërbente si Konsull i Përgjithshëm i Turqisë në Mosul, Irak, ai u rrëmbye më 11 qershor 2014 nga ISIS si rezultat i një bastisjeje në Konsullatën e Mosulit. Öztürk, i cili u mbajt i ndaluar për rreth 3 muaj duke u liruar më 20 shtator 2014.

Më pas me një dekret filloi detyrën e re si ambasador i Turqisë në Dushanbe, Taxhikistan. Në zgjedhjet e mbajtura më 1 nëntor 2015, ai u zgjodh deputet i Ardahanit nga partia CHP. Në zgjedhjet e mbajtura më 24 qershor 2018, ai u zgjodh sërish deputet nga Ardahani.