Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti britanik seancë dëgjimore për emigrimin e paligjshëm të shqiptarëve


Këtë të mërkurë Komisioni i Punëve të Brendshme në Britani po zhvillon një seancë, ku po diskutohet mbi një problem me të cilën Mbretëria e Bashkuar po përballet, emigrimin masiv të paligjshëm të shqiptarëve atje.

Në këtë dëgjesë janë thirrur ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Qirjako Qirko, si dhe një sërë ekspertësh. Mes tyre edhe Andi Hoxhaj, një lektor në Fakultetin Juridik, në University College London.

Gjatë fjalës së tij, ambasadori Qirko foli për shumë gjëra përveçse për çështjen për të cilën ishte thirrur. Përveçse kur iu drejtuan pyetje nga ligjvënësit dhe u detyrua t’i përgjigjej. Por edhe këtyre pyetjeve në disa raste, ambasadori tha se s’mund t’ju përgjigjej.

Anëtari i Parlamentit Timothy Paul Loughton tha se vendi i tij është kryesisht i shqetësuar për ata që vijnë me varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar dhe më pas kërkojnë azil. Kur njerëzit rrezikojnë jetën në këtë mënyrë, ata e bëjnë për t’ju larguar një rreziku në vendin e tyre dhe pyetjet e tij i fokusoi në sa vend i sigurtë është Shqipëria, dhe nëse Shqipëria mund të konsiderohet vend i sigurtë, a duhet të refuzohen kërkesat e shqiptarëve për azil.

Pjesë nga diskutimi:

Tim Loughton: Nëse Shqipëria është një vend i sigurtë dhe ka mënyra të sigurta për të ardhur në Mbretërinë e bashkuar, bini dakord që ne s’kemi pse njohim asnjë nga pretendimet për azil nga shqiptarët?

Ambasadori Qirko: Mund të them që Shqipëria është një vend i sigurt, por është në dorë të autoriteteve britanike për ta vendosur.

Tim Loughton: Është në dorë të qeverisë britanike për ta vendosur, por a do e kishit ju problem nëse Mbretëria e Bashkuar do të adaptonte një politikë pikërisht sepse Shqipëria është një vend i sigurt sikurse sapo pranuat, se ka mënyra të tjera të ligjshme për shqiptarët që të vijnë në këtë vend dhe kanë ardhur dhe po punojnë, dhe po paguajnë taksa sikuse ju thatë. Pra nuk ka arsye për ne që të njohim kërkesat e shtetasve shqiptarë për azil. Mendoni se kjo është një politikë që qeveria britanike mund ta adaptojë?

Ambasadori Qirko: S’mund ta diskutoj këtë me ju sepse nuk është problemi im, ajo që mund të them është që Shqipëria është një vend i sigurt dhe konsiderohet i tillë nga të gjithë vendet e BE-së.

Tim Loughton: Ne po mundohemi të përcaktojmë nëse Shqipëria është një vend i sigurtë dhe si e tillë, nuk kemi arsye për të pranuar kërkesat për azil. Nëse Mbretëria e Bashkuar aplikon një politikë të tillë, do kishte qeveria juaj një problem me këtë?

Ambasadori Qirko: Nuk dua të komentoj për atë që sekretarja e Brendshme thotë, si ambasador nuk jam i lejuar të komentoj…

Tim Loughton: Zoti ambasador me shumë respekt, ju jeni këtu për të përfaqësuar qeverinë shqiptare.

Ambasadori Qirko: Shqipëria është një vend i sigurt, kaq është e gjitha!

Tim Loughton: Ju jeni këtu për të përfaqësuar qeverinë shqiptare

Ambasadori Qirko: Po

Tim Loughton: Më lejoni t’ju bëj një pyetje të arsyeshme, se cila do ishte përgjigja e qeverisë shqiptare? Sepse është kyçe nëse qeveria britanike e adapton këtë politikë ose jo. Sepse mbi bazën që ju thatë se Shqipëria është një vend i sigurtë, kërkesat për azil janë caktuar zakonisht për njerëzit që largohen nga rreziku apo shtypja në vendin e tyre. Shqipëria është një vend i sigurtë. Pra nuk ka arsye që njerëzit të largohen. Apo jo?

Ambasadori Qirko: Nëse aplikon për azil si qytetar i disa shteteve, e njëjta gjë është për Shqipërinë. Sepse kemi të njëjtat standarde. Shqipëria ka legjislacionin më modern lidhur me, dua të them në të gjitha aspektet. I gjithë legjislacioni është adaptuar nga viti 1990-1993 dhe pas, kështu që…