Një pjesë thelbësore e tubacionit të gazit natyror në rrugën lindore midis Rusisë dhe Kinës është përfunduar, njoftoi agjencia e lajmeve Xinhua të mërkurën, duke cituar kompaninë e ndërtimit PipeChina.
Sipas raportit, seksioni do lejojë transportimin e gazit nga Rusia në centralin ekonomik lindor të Kinës, Shangai.
Tubacioni 5,111 km ndërkufitar thuhet se hyn në Kinë përmes qytetit kufitar Heihe në provincën verilindore Heilongjiang dhe kalon nëpër nëntë rajone provinciale, duke furnizuar me gaz natyror zonat përgjatë rrugës, duke përfshirë Pekinin, Shangain dhe Tianjin.
Është pjesë e projektit ‘East Route’, i cili lidhet me tubacionin 3000 km Poëer of Siberia në Rusi.
Rruga lindore u nis pjesërisht në dhjetor 2019, duke u bërë gazsjellësi i parë që furnizon Kinën me gaz rus. Projekti i madh, i cili pritet të përfundojë dhe të bëhet plotësisht funksional deri në vitin 2025, do i sigurojë Kinës 38 miliardë metra kub gaz natyror rus në vit, duke filluar nga viti 2024.
Dërgesat e parashikuara mund të ndihmojnë në uljen e çlirimeve të dioksidit të karbonit të Kinës me 164 milionë ton në vit, sipas PipeChina.
Korridori energjetik do nxisë sigurinë energjetike dhe zhvillimin ekonomik të rajoneve lindore të Kinës, tha kompania.
Rruga Lindore është pjesë e një marrëveshjeje 30-vjeçare prej 400 miliardë dollarësh midis Gazpromit të Rusisë dhe Korporatës Kombëtare të Naftës së Kinës, nënshkruar në maj 2014.
Të dy kompanitë po punojnë gjithashtu në një rrugë perëndimore të gazit, që përfshin ndërtimin e një tubacioni për në Kinë përmes territorit të Mongolisë. Rruga do të jetë në gjendje të dërgojë deri në 50 miliardë metra kub gaz në vit, pasi të jetë funksionale.