Vendosni fjalën kyçe....

“Po punohet fort në këtë drejtim” – BE-ja gati për paketën e nëntë të sanksione kundër Rusisë


Zyrtarët e BE-së kanë diskutuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë për konfliktin në Ukrainë, raportoi Politico. Kufizimet e mundshme shtesë përfshijnë gati dyqind entitete të lidhura me industritë kryesore ruse, duke përfshirë sektorët e teknologjisë, financave dhe mediave.

Komisioni Evropian thuhet se ka organizuar takime gjatë fundjavës për të përgatitur atë që do të ishte paketa e nëntë e sanksioneve kundër Moskës. Një numër i paspecifikuar i shteteve anëtare të BE-së morën pjesë në diskutime.

Burimet diplomatike të cituara nga Politico kanë besim se BE-ja mund të arrijë një konsensus për këtë çështje relativisht shpejt, potencialisht përpara Këshillit të Punëve të Jashtme dhe Samitit të BE-së javën e ardhshme.

Raporti vjen pasi muajin e kaluar presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha se blloku po ecën përpara me zhvillimin e një pakete të nëntë sanksionesh kundër Moskës.

“Ne po punojmë fort për të goditur Rusinë, aty ku i dhemb për të zbehur edhe më tej kapacitetin e saj për të luftuar kundër Ukrainës.” – tha ajo, duke shtuar se puna për këtë çështje po vazhdon me ‘shpejtësi të plotë’.

Në fillim të tetorit, BE ra dakord për paketën e tetë, e cila përfshinte kufizime për prodhimet e çelikut, mallrat e hapësirës ajrore dhe sende të tjera që konsideroheshin ekonomikisht të rëndësishme për Rusinë.

Përveç kësaj, të shtunën, BE-ja miratoi zyrtarisht një kufi çmimi për eksportet ruse të naftës në det, duke e vendosur atë në 60 dollarë për fuçi. Rusia, megjithatë, ka paralajmëruar në mënyrë të përsëritur se nuk do i furnizojë me naftë vendet që mbështesin masën.