Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur gjoba ndaj partive politike që fshehën financimet në zgjedhjet 2021.
Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi zbuloi sot se Partia Socialiste është dënuar me 5.5 milionë lekë të reja, ndërsa Partia Demokratike me 700 mijë lekë të reja, për shkelje ligjore mbi shpenzimet elektorale në zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Sipas Komisionit, të dyja partitë kanë tejkaluar kufirin maksimal të shpenzimeve për fushatën zgjedhore nga kandidatët dhe subjektet politike.
E vetmja parti që i ka shpëtuar gjobës është Partia e Lirisë, dikur Lëvizja Socialiste për Integrim.
Partitë e gjobitura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve:
PS – 5. 5 mln lekë
PD – 700 mijë lekë
PDK – 100 mijë
LZHK – 100 mijë
LEGALITETIT – 500 mijë
PR – 500 mijë
LZHK – 500 mijë
Balli Komb. Demokrat – 500 mijë
Nisma Thurje – 600 mijë
Bindja Demokratike – 600 mijë
Lëvizja Demokratike – 600 mijë
PSD – 600 mijë
Balli Kombëtar – 600 mijë